Zyrtare: Keita në Romë
Roma ka zyrtarizuar transferimin e ish mesfushorit të Barcelonës, Seydou Keita, si futbollist i lirë pas largimit nga Valencia. Mesfushori ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin italian.

Sport
Seydou Keita është futbollist i ri i Romës. Ish mesfushori i Barcelonës ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin italian, me statusin e futbollistit të lirë, pas largimit nga Valencia në fund të sezonit, dhe aventurës gjashtëmuajshe në Mestalla.
Keita, periudhën më të mirë të karrierës së tij e kaloi në Camp Nou ku shkëlqeu gjatë 2008-2012 dhe do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.
“Roma njofton se ka siguruar shërbimet sportive të futbollistit nga Mali, Seydou Ahmed Keita. Kontrata është njëvjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2015”, thuhet në komunikatën e Romës.
Keita, 34-vjeç, kërkohej edhe nga Liverpool, mirëpo në fund zgjodhi Romën.