Foto me stafin dhe me “Alpsko”-n
Foto e postuar në rrjetin social Facebook nga kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ku shihet se përveç që ka pozuar me stafin e kompanisë së tij, aty gjendet edhe një ambalazh i qumështit slloven “Alpsko”, ka ngjallur reagime nga komentuesit.

Lajme
Foto e postuar nga aktivisti i VV-së, Fisnik Ismaili, ku shihet një prodhim sollven i qumshtit, ka ngjallur reagime të shumta nga komentuesit në profilin e tij në Facebook.
Disa e kanë komentuar si shkelës të parimeve për mos konsumimin e produkte vendore, duke e postuar edhe disa nga prodhuesit kosovar të qumshtit, e disa e kanë mbrojtur. Mirëpo, në komentet e tij, Ismaili ka arsyetuar przencen e këtij produti, duke thënë se ai për shkaqe shëndetësore është i detyruar të konsumojë qumësht pa laktozë, gjë që, sipas tij, kësi lloj produkti, nuk ofrojnë prodhuesit kosovarë.
Ismaili dhe vet VV, njihen për fushatat e tyre për senzibilizim të opinionit që të konsumojnë produkte vendore.