Cressida nuk ka pranuar të martohet me Princ Harryn
Princ Harry dhe Cressida Bonas zyrtarisht janë ndarë, pasi ajo nuk dëshiron të bëhet princeshë.
ShowBiz
Është folur fundjavën e kaluar se Princi Harry dhe ish-e dashura e tij Cressida janë bërë përsëri bashkë, por raportet nga burimet brenda mbretërisë kanë treguar se romanca dy vjeçare es të dyve vërtetë ka përfunduar.
Sipas miqve t Harry-t, ata nuk do të bëhen më bashkë dhe Harry është përsëri në treg si beqar. “Ai ka thënë se tani do të rrijë jashtë dhe të kënaqet, tani që nuk është i lidhur. Ai do që të takojë një vajzë dhe definitivisht është beqar”, kanë thënë miqtë.
“Harry është mundur shumë që ta fitojë Cressidën prap. Ai ka gatuar darkë për të në Keingston Palace, por përkundër gjithë përpjekjeve, Cressida i ka thënë se ajo thjesht nuk mund të jetojë duke qenë një princeshë”, raporton Royal Watch nga Vanity Fair.
Ai ka shpresuar për ta kthyer atë, por nuk do të ndodhë. Ai ishte i pikëlluar, por ka mbledhur veten dhe tani po vazhdon përpara duke kërkuar një të dashur të re.