Torres e thërret Fabregasin

Fernando Torres i ka bërë ftesë Cesc Fabregasit të transferohet në Chelsea. Sulmuesi spanjol insiston se bashkëkombësi i tji është një lider, i cili mungon tek ekipi londinez.

Sport

05/06/2014 15:43

Fernando Torres e ka ftuar bashkëkombësin e tij, Cesc Fabregas në Chelsea. Ditëve të fundit flitet se mesfushori spanjoll mund të përfundojë tek gjiganti londinez dhe futbollistin e Barcelonës do ta mirëpriste edhe ish sulmuesi i Atletico Madridit dhe Liverpoolit.

“Lojtarët e mëdhenj gjithmonë janë transferime të shkëlqyeshme. E njohim Fabregasin, një lojtar që e njeh Premierligën dhe që, kur ishte në Arsenal ishte njëri prej më të mirëve”, vazhdoi deklaroi Torres për Movistar.

“Nëse ndihet i rëndësishëm, nëse ndihet një lider si në Arsenal, mund ta vendos lojën. Në Chelsea mungon një lider i tillë”, përfundoi Torres.