A po e zëvendëson Rusia tregun e Kinës me atë të Europës?
Kur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping nënshkruan marrëveshjen e madhe të gazit muajin e kaluar, koha për një gjë të tillë, kurrë nuk ka qenë më e mirë.

Bota
Në vigjilje të Forumit të Putinit në St Peresburg, dhe vetëm disa javë pasi që ministrat e energjisë në G7 njoftuan për planin afatgjatë të pakësimit të varësisë shqetësuese të Evropës nga energjia ruse.
Marrëveshja multi-miliardëshe është punuar për një dekadë, përderisa dy palët negocionin për çmimin. Rusia më në fund u pajtua që të furnizonte me gaz natyral për 30 vjet, duke filluar nga viti 2018. Çmimi për këtë gjë ende nuk është bërë publik, por vlerësohet të jetë diku 456 miliardë dollarë për 30 vjet kontratë.
Marrëveshja është një moment historik në përpjekjet e Rusisë për tu bërë “lojtar i fortë” në lindje. Ky shtet ka vuajtur përderisa kriza në Ukrainë po thellohet dhe Perëndimi ka filluar që t’i implementojë sanksionet kundrejt Rusisë.
“Marrëveshja do të lejojë (Rusinë) për të vazhduar me një model të përqendruar të biznesit të energjisë”, thotë Andreas Woergoetter, ekonomist, kreu i OECD-së, për divizionin e ekonomisë ruse.
FMN-ja tha se ekonomia ruse është në recension dhe rritja parashikohet të jetë vetëm 0.2 për qind në vit.
“Ka pasur pasoja në ekonominë ruse si rezultat i situatës gjeopolitike, dhe natyrisht ka ndikuar edhe nga vendimi për implementimin e sanksioneve”, thotë kreu i FMN-së, Christine Lagrede.
Edhe pse tregtia tradicionale është dobësuar, Rusia është duke ndërtuar raporte ekonomike tjetër kund. Në 5 vjetët e fundit, tregtia në mes Rusisë dhe Kinës është rritur për 3 fish. Në vitin 2008 tregtia në mes dy shteteve ishte 21 miliardë ndërsa në vitin 2013 kapi shifrat e 36 miliardë dollarëve.
Rusia për më tepër, është duke blerë akoma më shumë nga Kina. Në vitin 2013, Rusia ka importuar nga Kina 53 miliardë dollarë, shumica e importit ka ardhur nga sektori i tekstilit dhe nga teknologjia, siç janë telefonat mobil.
Nuk është vetëm tregtia në mes të dy shteteve që i ka bërë “miq” të mirë. Rusia dhe Kina shpesh kanë bashkuar forcat edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bllokuar punët për çështje që kanë pasur të bëjnë me Sirinë, Zimbabvenë dhe Miamarin.
(CNN)