Al Qaeda vret 14 jemenas
Të paktën 14 persona janë vrarë gjatë një sulmi që besohet se është kryer nga militantë të Al Qaeda-s kur këta të fundit e sulmuan një pikë kontrolli ushtarake në krahinën jugore të Shabëa, njofton ministria jemenase e Mbrojtjes.

Bota
Në mesin të vrarëve janë tetë ushtarë dhe gjashtë luftëtarë fisnor, aleat të qeverisë jemenase.
Presidenti jemenas, Abd Rabbu Mansour, ka thënë kohë më parë se Jemeni është në luftë me Al Qaeda-n.
Al Qaeda është një ndër organizatat më të mëdha terroriste në Botë, e cila më 11 shtator 2011 kreu sulmet më të tmerrshme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2011, kreu i kësaj organizate, Osama bin Laden, u gjet dhe vra nga marinsat amerikan.