San Antonio, në finale të NBA-së

San Antonio u kualifikua në finalen e madhe të NBA-së pasi e fitoi titullin e kampionit në Konferencën Perëndimore, duke e eliminuar në finale Oklahoma Cityn. Spurs do të luajnë me Miamin, në finalen e madhe.

Sport

01/06/2014 12:53

San Antonio e ka kompletuar finalen e madhe të NBA-së, pasi e fitoi titullin e më të mirit në Konferencën Perëndimore.

Lëndimi i francezit Tony Parker e as dështimet në momentet vendimtare nuk i penguan Spurs ta fitojnë duelin e gjashtë të finales së Konferencës Perëndimore ndaj Oklahoma Cityt, për t’u bërë kampionë të kësaj Konferencë.

Tim Duncan me shokë fituan 112:107, për ta përmbyllur serinë e ndeshjeve prej 4-2 dhe për t’u kualifikuar në finalen e madhe të NBA-së, ku do të përballen me Miami Heat, kampion i Konferencës Lindore, që po ashtu e eliminoi Indiana Pacers 4-2 në serinë e ndeshjeve.

Basketbollisti francez Boris Diaë, i cili hyri në lojë si rezervist, ishte faktori surprizë dhe lider i sulmit të Spurs, duke realizuar 26 pikë, përfshirë këtu edhe tri treshe nga gjashtë tentime.

Mirëpo, ishte veterani Duncan lideri i vërtetë i ekipit, duke shënuar një dyshifror të dyfishtë me 19 pikë të realizuara.