Babai i Neymarit kërkoi seks për transferimin në Barcelonë

Ish presidenti i Santosit, Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro ka akuzuar babanë e Neymarit se kërkoi para dhe orgji në një hotel, në kompensim për transferimin e birit të tij në Barcelonë.

Sport

31/05/2014 17:11

Ish presidenti i Santosit, Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro ka bërë akuza të rënda mbi Neymar da Silva Santos, babai i sulmuesit të Barcelonës.

Ribeiro, gjatë një interviste për Espn.com në Brazil, tregoi se marrëdhëniet e tij me babanë e Neymarit u shkatërruan dhe po ashtu theksoi se ish shoku i tij e shfrytëzoi maksimalisht transferimin e birit të tij nga Santos në Barcelonë, në verën e vitit të kaluar.

“Ato 90 milionë euro përfshinin para për kafe për babanë e Neymarit dhe një orgji në hotelin Piccadilly, në Londër. Sepse babai i Neymarit kërkonte kompensime për gjithçka. Ai kurrë nuk më bleu as një kafe. Unë i pagova rreth 200 të tilla”, deklaroi ai.

“Kam menduar se babai i Neymarit ishte shk i imi. Por, sot nuk dua të shoh as para veturës time, sepse nuk do të frenoj, do të shkeli gazin edhe më shumë. Nuk do t’ia jap më dorën. Nëse e zgjas, do të jetë për ta goditur”.