Shkenctarët thonë se alienët ekzistojnë

Shkenctarët nga qendra e hulumtimeve SETI, që operohet nga Universiteti i Kalifornisë, thonë se alienët ekzistojnë por duhen shumë para për ta dëshmuar atë.

Auto & Tek

26/05/2014 17:38

Dan Werthimer është udhëheqësi i qendrës, dhe ai ishte njëri nga të ftuarit në Kongresin Amerikan rreth kërkimeve të tija për jetën e alienëve.

Seth Shostak, një astrobiolog nga instituti SETI, u bashkua me Wethimer në kërkimet e tij që një kohë të gjatë. Shkenctarët u ftuan në Kongres nga republikanët e Texas-it, për të paraqitur bindjet e tyre.

\”Eksperimentet e SETI janë duke provuar të dëshmojnë se në univers ekzistojnë qenie intelegjente me teknologji shumë të zhvilluar, për të marrë një përgjigjje ndaj pyetjes \”A jemi të vetëm në univers? A ekziston dikush atje në hapsirë?\”, shpjegoi Werthimer në Kongres.

SETI thotë se Teleskopi Allan në Kaliforninë Jugore është ndërtuar enkas për këto hulumtime. Lidhjet me radioteleskopët janë ende në ndërtim, por dizajnerët planifikojnë që të ndërtojnë 350 antena për të hulumtuar jetë të tjera nëpër univers.

Kjo qendër u krijua në tetor të vitit 2007 dhe operoi deri në prill 2011, kur disa dëmtime bënë që kjo qendër të mbyllej. Qendra ishte restauruar më pas në dhjetorin e kaluar.

Teleskopi hapsinor Kepler ishte lansuar në mars të vitit 2007 për të kërkuar botët e alienëve, nëpër yje të shumta. Për gjashtë vite, teleskopi kërkoi në yje shumë të largët, për të gjetur ndonjë shenjë jete. Para se Kepler të dështonte në vitin 2013, teleskopi gjeti mijëra planete të mundshme të alienëve, dhe qindra prej tyre janë konfirmuar edhe nga astronautët.

\”Miliarda planetë janë me madhësi sa të Tokës dhe janë jo shumë larg yllit të tyre ndriçues. Dhe ka miliarda galaktika jashtë rrugës sonë të qumështit – me mundësi ku jeta do të mund të kishte evoluar\”, tha Werthimer.

Shostak i tha grupit se ai beson se njerëzit do ta gjejnë një botë aliene brenda 20 viteve, por duhet shumë para për ta arritur këtë.