Karakteristikat e reja të Facebook për përditësime të statuseve

Facebook është gati të lansojë një veçori të re në aplikacionin e tij mobil, i cili \"dëgjon\" muzikën dhe shikon programet tuaja në TV.

Auto & Tek

23/05/2014 12:03

Kjo është një mënyrë e ngjashme me programin Shazam, i cili do të dëgjojë muzikën dhe TV-në tuaj për të ndihmuar përdoruesit që të shpërndajnë më shpejtë atë çfarë janë duke e shikuar apo dëgjuar.

Nëse kënga apo programi në TV njihet nga aplikacioni, përdoruesit do të mund ta publikojnë informacionin në profilin e tyre ose tek miqtë e zgjedhur.

Kjo karakteristikë, e cila do të jetë e gatshme pas disa javëve, përdorë një mikrofon brenda në celularët e përdoruesve për të gjurmuar muzikën dhe programet televizive.

Pasi që përdoruesi të fillojë të shkruaj një status, një ikonë e vogël e animuar do të shfaqet në pjesën e lartë të aplikacionit.

Nëse aplikacioni zbulon sinjalet e zërit dhe gjenë një lidhje nga baza e të dhënave, përdoruesi pastaj mund të shpërndajë atë çfarë ai ose ajo është duke dëgjuar apo shikuar.

Kompania shpreson se kjo metodë e re e shpërndarjes së asaj se çfarë janë duke shikuar apo dëgjuar përdoruesit, do të jetë një përparim në 5 miliardë statuset të cilat janë të lidhura me përjetime të TV-së dhe muzikës.