Gashi ‘çaderon’ nga Partia e Fortë, i bashkëngjitet shoqërisë civile
Kryetari i Partisë së Fortë Visar Arifaj ka vendosur të sakrifikojë nga posti i nënkryetarit Krenar Gashin, të cilin e ka udhëzuar që t\'i bashkëngjitet shoqërisë civile.
Lajme
Kryetari lexhendar, Arifaj, ka thënë se ky çaderim i Gashit nga PF është vetëm fillimi i një sërë çaderimesh që partia ka vendosur t\’i bëjë.
“Shoqëria civile është varfëruar mjaft nga kuadrot cilësore si pasojë e aderimeve të aktivistëve nëpër parti politike. Kryetari Arifaj, si dhe e tërë partia, e çmojnë lartë rolin e shoqërisë civile, prandaj dhe është vendosur që ajo të ndihmohet me kuadro nëpërmjet të çaderimeve të disa nga nënkryetarëve më të fortë që ka partia”, thuhet në një njoftim të kësaj partie.
Kryetari Arifaj udhëzoi tashmë ish-nënkryetarin që t\’i kontribuojnë vendit nëpërmjet të përfshirjes direkte në shoqërinë civile.
Gashi e pranoi detyrën e re me dinjitet, me ç\’rast dhe ndau disa fjalë për opinionin.
“Jam i gatshëm që në çdo moment ta jap kontributin për vendin tim. Jam krenar se, me bekimin e kryetarit, do të nisem në vizionin tim të ri – ta ndihmoj shoqërinë civile në këtë krizë që e ka kapluar”.
Sipas Partisë së Fortë, në ditët në vijim priten edhe çaderime të reja nga ky subjekt në shoqërinë civile.