Botërori në dyshim për Suarezin
Prezenca e Luis Suarez në Botërorin e Brazilit është vënë në rrezik. Sulmuesi uruguaian mund t’i nënshtrohet një operimi në gju, pasi ka ndier dhimbje gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Uruguait.
Sport
Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez është në dyshim të madh për Botëror, pasi është zbuluar se do t’i nënshtrohet një operimi në gju.
Ylli i Liverpoolit, i cili u zgjodh Futbollisti i Vitit në Angli, ka ndier dhimbje gjatë stërvitjeve me ekipin përfaqësues të martën.
Testet që i bëri futbollisti uruguaian kanë treguar se ai ka probleme në miniskusin e gjurit dhe 27 vjeçari mund t’i hyjë briskut këtë javë, që do të nënkuptonte se ai mund ta humb Botërorin e Brazilit.
Ish futbollisti i Ajaxit ka realizuar 31 gola për ekipin e Brendan Rodgers këtë sezon, ndërsa është shumë i rëndësishëm edhe për Përfaqësuesen e Uruguait.
Ky i fundit është pjesë e Grupit D në Brazil, së bashku me Anglinë, Italinë dhe Kosta Rikën.
Në rast se Suarez mungon, atëherë trajneri Tabarez do të llogarisë në sulmuesit Edinson Cavani e Diego Forlan.