Princi Charles: Putini vepron si Hitleri

Një polake me origjinë hebraike, e cila është takuar me Princin britanik Charles në Kanada, gjatë vizitës së këtij të fundit atje, ka thënës e trashëgimtari i fronit mbretëror i kishte thënë se disa poteza të nazistëve në Evropë dhe ato të presidentit rus, Putin, kanë shumë ngjashmëri, transmeton BBC.

Bota

21/05/2014 23:57

Marienne Ferguson (78), e cila pas Luftës së Dytë Botërore ishte shpërngulur nga Polonia, është takuar me Princin  Charles në muzeun e ardhacakëve në Skocinë e Re, ku ajo punon vullnetarisht.

Derisa bisedonin për pushtimet e Hitlerit, princi i kishte thënë se “ka ngjashmëri me atë që bën sot Putin”, pohon ajo.

Përfaqësuesit e Familjes mbretërore porositën se ata nuk komentojnë bisedat private. “Theksojmë që qëllimi i Princit nga Walesi nuk është të shfaqë qëndrime politike gjatë bisedave private”, tha zëdhënësja e familjes mbretërore.

Princi britanik do të duhej të takohet me presidentin rus gjatë shënimit të zbarkimit të trupave aleate në Normandi të Francës, gjatë muajit të ardhshëm.