450 policë për siguri në ndeshjen Kosovë-Turqi
450 policë do të angazhohen për ta ruajtur sigurinë dhe rendin, para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet të mërkurën.
Sport
Kosova i ka bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen me Turqinë. Madje, edhe sigurimi është në nivelin e duhur.
Drejtues të Policisë së Kosovës në Mitrovicë thonë se do të angazhohen 450 policë, për ta ruajtur sigurinë.
Në stadiumin “Adem Jashari” pritet të zbresin rreth 18 mijë shikues dhe për këtë, siguria duhet të jenë të nivel.
Gjithashtu, policët do të përkujdesen edhe për komunikacionin, që të mos jetë i ngarkuar nga fluksi i njerëzve që do ta vizitojnë qytetin e Mitrovicës.