Kampioni pa Kupë

Kampioni i La Ligas nuk do ta marrë Kupën të shtunën. Kjo pasi presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Ángel María Villar nuk gjendet në Spanjë.

Sport

16/05/2014 20:59

Nuk ka trofe të kampionit pas ndeshjes Barcelona – Atletico Madrid, që do të zhvillohet të shtunën mbrëma.

Kjo pasi presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Ángel María Villar për momentin gjendet në udhëtim dhe nuk do të mund të marrë pjesë në ceremoninë që ishte paraparë të zhvillohet në Camp Nou, transmeton 3TV.

Me këtë rast, ‘finalja’ e La Ligas nuk do ta ketë hijeshinë e saj, pasi kampioni duhet të presë, për ta ngritur lartë trofeun e kampionit.