lajmi.net

Sekretet e Ronaldos

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është aktualisht futbollisti më i mirë në botë. Por, çka e bënë atë kaq të përkryer? Disa prej detajeve i ka zbuluar shkrimtari italian, Luca Caioli, autor i një libri për reprezentuesin portugez.

Sport

10/05/2014 17:42

Cristiano Ronaldo është aktualisht futbollisti më i mirë në botë. Ylli i Real Madridit e fitoi Topin e Artë në janar, ndërsa e përforcoi statusin e tij me paraqitje fantastike gjatë këtij sezoni.

Ku qëndron sekreti i suksesit të tij?

Përgjigjen në këtë pyetje, së paku në disa gjëra, e ka dhënë autori i librit ‘Ronaldo: I përkushtuar ndaj të përkryerës’, Luca Caioli, i cili shkroi edhe biografinë e rivalit të tij, sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

“Cristiano stërvitet pesë herë në ditë, ndërsa është i lirë vetëm një ditë para ndeshjes. Më së tepërmi punon në ushtrime të shpejtësisë, eksplozivitetit, fuqisë dhe qëndrueshmërisë”, u shpreh Caioli.

Ai shtoi se një faktor i rëndësishëm është dëshira e Ronaldos që çdo ditë të jetë gjithnjë e më i mirë, derisa të bind veten se është vërtetë më i miri.

“Një element i rëndësishëm në përgatitjet e tij është edhe ushqimi. Atij më së tepërmi i pëlqen një molet tradicional i Portugalisë, por në menynë e tij, pjesë e pandashme është peshku”, njoftoi shkrimtari italian. 

Sekretet e Ronaldos

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë. Ylli i Real Madridit fitoi Topin e Artë 2013 duke mposhtur në garë të ngushtë sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery. Ku qëndron sekreti i suksesit të tij? Skauti i Sporting Lisbonës, Aurelio Pereira, i konsideruar si njeriu që zbuloi…

Sport

21/01/2014 16:30

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë. Ylli i Real Madridit fitoi Topin e Artë 2013 duke mposhtur në garë të ngushtë sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery.

Ku qëndron sekreti i suksesit të tij? Skauti i Sporting Lisbonës, Aurelio Pereira, i konsideruar si njeriu që zbuloi Ronaldon, ka lavdëruar yllin e Los Blancos.

“Kur ishte 14-vjeç, bashkëlojtarët e tij e quanin jashtëtokësor, sepse ishte jashtë kësaj bote”, deklaroi Pereira për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

Pereira besohet se ishte më meritori për transferimin e Ronaldos në Sporting nga Nacional de Madeira.

Fluturimi i Ronaldos

“Shpejtësia me të cilën luante, fakti se mund të godasë me të dyja këmbët dhe vetëbesimi i madh ishin karakteristika të tij të përhershme. Bashkëlojtarët gjithmonë ia pasonin topin”.

“Talenti nuk është gjithçka. Shumë të rinj të tjerë të talentuar nuk e kishin përkushtimin e Cristianos. Ai është zhvilluar shumë në aspektin e pjekurisë së tij. Nëna e tij gjithmonë e përkrahte ëndrrën e Ronaldos për t’u bërë futbollist profesionist”, përfundoi ai.

LM