Vetura që vozitet nga peshku

Kjo veturë mund t’i japë peshkut një mënyrë të re të jetës – dhe të lejojë atë që të eksplorojë botën edhe jashtë akuariumit të tij.

Auto & Tek

03/05/2014 22:34

Një ekip i hulumtuesve holandez kanë zhvilluar një akuarium të kontrolluar nga disa rrota, ku peshku mund ta drejtojë vetë atë, akuarium ky që tashmë është në shitje.

I quajtur “Peshku mbi rrota”, kjo vegël 200 dollarëshe përdor një aparat fotografik për të monitoruar drejtimin e peshkut.

“Ne kemi ardhur me idenë e krijimit të kësaj pajisje “Peshku mbi rrota”, sepse kemi dashur të kemi diçka për të shfaqur mundësitë e teknologjisë kompjuterike”, tha Thomas de Wolf i firmës franceze Studio Diip për MailOnline.

Kur nuk vozitet përreth, makina e peshkut mund të përdoret si një akuarium normal.

“Ne erdhëm me këtë ide që me vizionin e kompjuterit madje edhe kafshët do të jenë në gjendje për të kontrolluar pajisjet. Kjo ishte mënyra më e mirë për të treguar se peshku mund të vozisë akuariumin e tij kudo që ai dëshiron të shkojë”, shtoi ai.

Një version tjetër prototip i “Peshkut mbi rrota” është duke u ndërtuar duke përdorur një kamerë standarde, një bateri të fuqizuar me Beagleboard dhe një robot Arduino për të kontrolluar veturën.