Njihuni me vajzën që nuk ka ngrënë për gati pesë vite
Allyah-Beau Foley, vuan nga një sëmundje e quajtur gastroparezë që do të thotë se ajo duhet të ushqehet vetëm përmes një tubi të vogël ushqyes i cili shkon direkt në zemrën e saj.
Fun
Stomaku i paralizuar i adoleshentes do të thotë që ajo nuk ka ngrënë një vakt pothuajse për pesë vite.
Allyah-Beau Foley vuan nga gastropareza, një sëmundje e rrallë e cila paralizon muskujt e stomakut.
19 vjeçarja ushqehet vetëm përmes një tubi të vogël i cili shkon direkt e në zemrën e saj.
\”Gjendja në të cilën ndodhem tash e pesë vite e ka ndryshuar jetën time,\” tha ajo.
\”Unë nuk mund të ulem më së bashku me familjen për të ngrënë, e as që të dal me jashtë miqtë për këtë gjë. Unë kam një vëlla binjak, por ne nuk mund që ta hamë tortën e ditëlindjes së bashku pasi do sëmuresha.\”
Gjendja e Allyah-Beau-së së pari kishte filluar pasi ishte kthyer nga një projekt vullnetar në Indi.