Hakmarrja e Ramosit dhe Ronaldos
Sergio Ramos ishte ngacmuar keq kur humbi penalltinë ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Njësoj edhe Cristiano Ronaldo. Por, ata iu hakmorën gjigantit bavarez.

Sport
Dy vjet më parë, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo humbën penalltitë në eliminimin nga Bayern Munich në gjysmëfinale, por mbrojtësi dhe sulmuesi i Real Madridit u hakmorën ndaj gjigantit bavarez.
Ata shënuan nga dy gola secili në fitoren 4:0 në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena të martën, duke ia siguruar skuadrës së tyre finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në Lisbonë.
“Nuk e kam ditur se Sergio Ramosit i pëlqen të godet penalltitë mbi portë”, shkroi portieri i Bayernit, Manuel Neuer aso kohe, në Twitter.
Ndërsa, Ramos e priti kundërpërgjigjen.
Mbrojtësi shënoi dy herë me kokë, kurse dy golat e tjerë i realizoi Ronaldo – që po ashtu ishte në mision të hakmarrjes – duke kualifikuar Realin në finale dhe eliminuar turpshëm Bayernin, skuadër që ka dominuar në edicionin e kaluar të garës.