Ndalim prej 48 orësh për 11 të arrestuarit

E plotësuar: Ka përfunduar operacioni policor i cili kishte filluar në mëngjesin e së mërkurës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. 


Lajme

30/04/2014 10:30

E plotësuar

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, njofton se për 11 personat e arrestuar, në cilësinë e personave të dyshuar, sot është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

 

 

——————-

Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, gjatë këtij operacioni ka arrestuar 11 zyrtarë të AKP-së , të cilët dyshohen të kenë kryer vepra penale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Operacionit policor, ka shtuar Kelani, i ka paraprirë një hetimi disa mujor, që lidhet me çështjet e privatizimit të fabrikës së armaturës ndërtimore FAN në Podujevë.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në orët e hershem të mëngjesit ka realizuar një operacion të gjerë policor në disa lokacione, si në rajonin e Prishtinës dhe në rajonin e Podujevës. Operacionit policor  i ka paraprirë një hetim disa mujor e që lidhet me çështje të privatizimit në këto dy komuna dhe me disa  zyrtarë të AKP-së dhe anëtarë të bordit, që dyshohen se kanë kryer vepra penale”, ka thënë Baki Kelani.

——————-

Deri tani janë arrestuar së paku 11 të dyshuar, ndërsa burimet e lajmi.net kanë konfirmuar arrestimin e Naim Avdiut, Nehat Islamit dhe Adrian Kelmendit, zyrtarë të AKP-së.

Në dosjen e Prokurorisë, të siguruar nga lajmi.net, përveç emrave të 11 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të AKP-së, janë edhe emrat e katër zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Kuvendit Komunal të Podujevës.

Polica, përveç AKP-së, sipas burimeve të lajmi.net, ka bastisur edhe disa nga shtëpitë e ish zyrtarëve.

Operacioni policor, i cili po vazhdon edhe në këto momente, ka të bëjë me privatizimin e Fabrikës FAN në Podujevë, e blerë nga Agim Deshishku.

Sipas burimeve të lajmi.net, të dyshuar janë katër drejtorë të AKP-së, shtatë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të AKP-së, dhe katër zyrtarë e ish-zyrtarë të Kuvendit Komunal të Podujevës, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer vepër penale me keqmenaxhimin e pronave për qëllime përfitimi.

I dyshuar është edhe një person privat, i cili dyshohet nga Prokuroria të jetë i përfshirë në keqmenaxhimin e pronave të AKP-së, ndërsa tre të dyshuar të tjerë në këtë rast, ndërkombëtarë, anëtarë të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, aktualisht janë lënë të lirë, për shkak se gëzojnë imunitetit diplomatik.    

\”Hetimet në lidhje me këtë rast kanë nisur muaj më parë dhe ato po konkretizohen. Nëse vërtetohet se të dyshuarit e kanë kryer veprën penale, atëherë pritet të bëhet edhe konfiskimi i pasurisë së tyre”,  ka thënë burimi i lajmi.net.

­­­­­­­­­­­Lajmi.net ka siguruar edhe dosjen e Prokurorisë,  mbi bazën e të cilës Policia ka filluar operacionin të mërkurën në mëngjes.  

Të dyshuarit, zyrtarë dhe ish zyrtarë të AKP-së:

Shkëlzen Lluka, ish-drejtor menaxhuese i AKP-së;
Naim Avdiu, ish zëvendës/drejtor menaxhuese – qeverisja koroprative e AKP-së;
Melita Ymeraga, Udhëheqëse e Njësisë së Monitorimit në AKP
Adrian Kelmendi, UD kryesues i Zyrës së monitorimit në AKP (aktualisht punon në AKP si kryesues i njësitit për likuidime);
Nehat Islami, ish zyrtar i monitorimit në AKP;
Kreshnik Lleshi – ish zyrtar i monitorimit në AKP
Agron Kamberaj,  ish kryesues i njësisë së monitorimit në AKP 

Të dyshuar edhe anëtarët e Bordit të drejtorëve të AKP-së:

Naser Osmani, anëtar i Bordit të drejtorëve të AKP-së, njëherësh deputet i LDK-së;
Bahri Shabani, anëtar i Bordit të drejtorëve të AKP-së, ish kryetar i BSPK-së;
Lisa Brodey, anëtare e Bordit të drejtorëve të AKP-së (me imunitet diplomatik);
Hubert Warsmann, anëtar i Bordit të drejtorëve të AKP-së (me imunitet diplomatik);
Muhammed Omran, anëtar i Bordit të drejtorëve të AKP-së (me imunitet diplomatik;

Të dyshuarit nga Kuvendi Komunal i Podujevës, zyrtarë dhe ish zyrtarë: 

Tahir Sahiti, zyrtar i pronës në KK Podujevë, ish drejtor i Kadastrit;  
Ismet Asllani, ish shef i Kadastrës dhe Gjeodezisë në KK të Podujevës, aktualisht me banim në Gjermani)
Ilaz Haliti, aktualisht shef i Kadastrës në KK Podujevë dhe ish-referent juridik në vitin 2006;
Shefki Maliqi, ish-referent kadastral në KK Podujevë der më 2006.

I dyshuar sipas dosjes së Prokurorisë është edhe një person privat:

Agim Deshishku, me profesion mjek, pronar i SHPK “FAN” 

—————————————————————————————-

Policia bastisë AKP-në, nisin arrestimet

Burime të lajmit.net bëjnë të ditur se njësiti për krime ekonomike i Policisë së Kosovës kanë bastisur të mërkurën në mëngjes Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), në kërkim të zyrtarëve që dyshohen për keqpërdorim të pronave publike për përfitime personale. Aktualisht po bëhen arrestimet.

Sipas burimeve të lajmi.net, të dyshuar janë katër drejtorë të AKP-së, shtatë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të AKP-së, dhe katër zyrtarë e ish-zyrtarë të Kuvendit Komunal të Podujevës, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer vepër penale me keqmenaxhimin e pronave për qëllime përfitimi.    

I dyshuar është edhe një person privat, i cili dyshohet nga Prokuroria të jetë i përfshirë në keqmenaxhimin e pronave të AKP-së, ndërsa tre të dyshuar të tjerë në këtë rast, ndërkombëtarë, anëtarë të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, të cilët gëzojnë imunitetit diplomatik.    

\”Hetimet në lidhje me këtë rast kanë nisur muaj më parë dhe ato po konkretizohen. Nëse vërtetohet se të dyshuarit e kanë kryer veprën penale, atëherë pritet të bëhet edhe konfiskimi i pasurisë së tyre”,  ka thënë burimi i lajmi.net.

Lajm ka qenë në vendin e ngjarjes, ka siguruar edhe dosjen e të dyshuarve, dhe së shpejti do tu sjell emrat e të gjithë të dyshuarve, zyrtarë dhe drejtorë të Bordit të AKP-së, si dhe zyrtarë e ish-zyrtarë të Komunës së Podujevës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani e ka konfirmuar rastin. Ai ka thënë se policia aktualisht po zhvillon një operacion, i cili ka të bëjë me dyshimet për keqëmenaximin e pronave nga disa zyrtarë e ish zyrtarë të AKP-së.