Facebook planifikon të ndërtojë një qendër të re në Altoona

Facebook nuk ka përfunduar ende ndërtimin e një qendre masive të të dhënave në Iowa-në qendrore, por zyrtarët e gjigandit të mediave sociale njoftuan se janë duke planifikuar që të ndërtojnë një tjetër strukturë të ngjashme me përmasat aktuale të të dhënave të faqes.

Auto & Tek

30/04/2014 12:26

Brice Towns, menaxher i qendrës së të dhënave të Facebook-ut në Altoona, thotë se kompania do të bëjë ndërtesën e dytë shumë shpejt.

“Ne shpresojmë se do ta kemi ndërtesën të gatshme deri në vitin 2015. Kjo është pak a shumë herët që të themi saktësisht se kur ndërtesa aktuale do të dalë jashtë përdorimit”, tha Towns.

Ndërtesa “Altoona 2” pritet të jetë e njëjtë në madhësi me atë të parën, e cila mbulon 468,000 metra katrore. “Do të jetë një pasqyrë e punës që jemi duke bërë sot”, tha Towns.

Planet priten të shqyrtohen sonte nga Bordi i Planifikimit në Altoona. Zyrtarët e Facebook-ut i kanë premtuar shtetit të Iowa-së se ndërtesa e qendrës së të dhënave, pasi të përfundojë së ndërtuari dhe të jetë e gatshme, do të punësojë rreth 30 punëtor me orar të plotë të punës.

Facebook i kishte dhënë $18.000.000 kredi tatimore shtetit vitin e kaluar për këtë projekt. Zyrtarët kanë thënë se qendra e të dhënave përfundimisht do të ketë një investim total prej 1 miliardë dollarëve.

Qendra e të dhënave pritet që të furnizohet me rrymë përmes energjisë së erës, e cila prodhohet nga tubinat e erës në fermat e Iowa-së.