Për çfarë veprash penale do të ketë mbështetje nga fondi?
Projektligji i miratuar nga Qeveria e Kosovës parasheh mbështetje të shumanshme për të akuzuarit që mund të gjykohen në Gjykatën Speciale dhe të familjarëve të tyre.

Lajme
Gjykata ka mandat gjykimin e akuzave që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës që përfshin edhe krime të rënda ordinere.
Pritet të gjykojë krime të mundshme nga viti 1998 deri në fund të vitit 2000, dhe përfshin akuza të shumta pos atyre të supozuara të luftës.
Një kapitull i veçantë krimesh të pasluftës është në raportin e senatorit Dick Marty, ku ka akuza edhe për “trafikim droge e trafikim të qenieve njerëzore me qëllim të heqjes së veshkave”.
Ndërsa me projektligjin e miratuar nga Ekzekutivi kosovar nuk është bërë ndarje se për çfarë veprash penale do të ketë mbështetje, shkruan Koha Ditore.