Neymar e nis kampanjën anti racizëm

Sulmuesi Neymar e ka nisur një kampanjë kundër fyerjeve raciste. Ylli i Barcelonës i doli në krahë bashkëlojtarit Dani Alves, i cili u gjuajt me banane, në ndeshje me Villarrealin të dielën.

Sport

28/04/2014 13:18

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është i vendosur t’i luftojë fyerjet raciste, pasi bashkëlojtari i tij, Dani Alves u fye duke, kur një tifoz i Villarrealit e gjuajti atë me banane, në ndeshjen e zhvilluar të dielën.

Mbrojtësi i djathtë brazilian u mundua ta merrte incidentin me humor të mirë, duke e kapur bananen dhe duke e ngrënë atë, mirëpo bashkëkombësi i tij e solli në rrjetin social Instagram një fotografi, duke e ngritur zërin ndaj këtij abuzimi.

“Ne jemi të gjithë të njëjtë, ne të gjithë jemi majmunë, thuaj jo racizmit”, ka shkruar ish futbollisti i Santosit.

“Është mëkat që ka ende kësi paragjykime në vitin 2014. Është koha kur njerëzit duhet ta ngrisin zërin e tyre. Mënyra ime e dhënies së mbështetjes është të bëj ashtu siç veproi Dani Alves”, ka shtuar Neymar.

“Nëse edhe ju mendoni kështu, merreni fotografinë tënde duke ngrënë banane dhe do ta marrim atë si përkrahje, duke i kundërshtuar ata që merren me racizëm”, ka përfunduar Neymar.