Përleshje mes tifozëve të Liverpoolit e Chelseat

Tifozët e Liverpoolit janë përleshur me atë të Chelseat, pas ndeshjes ndërmjet këtyre dy skuadrave, që u zhvillua në Anfield Road. Shumë tifozë, të përfshirë në këtë incident, u arrestuan.

Sport

28/04/2014 12:49

Skena të pahijshme janë parë pas ndeshjes së zhvilluar në Anfield Road ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat, ku fitore shënoi skuadra Blues, të dielën pasdite.

Tabloidi britanik Daily Mail sjell fotografi nga përleshjet që ndodhën në mes të tifozëve të të dyja skuadrave.

Një tifoz shihet duke e qëlluar një tjetër, ndërsa të tjerët bëheshin gati për ‘betejë’.

Fatmirësisht, policia ndërhyri dhe e qetësoi situatën. Shumë tifozë u arrestuan nga policia.