Tornadot mbysin 16 persona, mijëra shtëpi të dëmtuara në Arkansas (Video)

Të paktën 16 veta kanë vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur nga tornadot që kanë goditur disa nga shtetet qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më së keqi ka pësuar shteti Arkansas, ku raportohet të kenë vdekur 14 persona.

Bota

28/04/2014 12:15

Sipas FOX News, uragan që ka kaluar nëpër qytetin Little Rock në Arkansas të dielën në mbrëmje, ka lënë të vdekur 14 persona, ndërsa dëmët materiale janë shumë të mëdha.

Congressman Tim Griffin, ka deklaruar për Reuters se të paktën 50 shtëpi janë shkatërruar plotësisht, ndërsa dhjetëra të tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

 Drejtori I Qendres Emergjente, Joe Dan Morgan ka thënë se sipas informative të para, gjysma e qytetit prej rreth 200 mijë banorëve ka pësuar dëme material. 

Edhe në qytetin Vilonia prej rreth tre mijë banorëve ka patur të lënduar, ndërsa dëmet materiale kanë përfshirë më shumë se gjysmen e qytetit. Shumë shtepi janë shkatërruar tërësisht, sic do të mund ta shihni edhe në videon e postuar.   

Një tornado tjetër e ka goditur edhe verilindjen e shtetit Oklahomas, ku sipas FOX News kanë vdekur të paktën dy persona.

Ekipet emergjente janë shpërndar nëpër vendet e prekura nga tornadot, ndërkohë presidenti amerikan, Barack Obama, i cili ndodhet për vizitë në Filipine, ka ngushëlluar familjet e viktimave, dhe ka urdhëruar agjencitë e ndryshme shtetërore për të ofruar ndihmën e nevojshme për tejkalimin e situatës.

Ekipet emergjente janë në terren, por parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se në këto shtete mund të ketë edhe tornado të tjera.