Mascherano vajton për Titon
Javier Mascherano e ka vajtuar humbjen e trajnerit Tito Vilanova, i cili vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin. Mbrojtësi argjentinas thotë se ndeshja me Villarrealin ishte sikur jeta e Titos: ‘luftë deri në fund’.

Sport
Javier Mascherano nuk mund të besojë ende që e humbi një njeri të dashur si Tito Vilanovan, ish trajnerin e tij, i cili ndërroi jetë të premten, pas një beteje të gjatë me kancerin.
“Askush nuk mund të vendos nëse do të jetë mirë apo keq. Ju jeni si të mundeni. Kështu jemi edhe ne. Ajo që na përket ne është të qëndrojmë me familjen e Titos, t’i përqafojmë”, deklaroi futbollisti argjentinas.
“Duhet t’i trajtojmë në atë mënyrë që dhimbjen ta ndajnë me ne. Ne duam ta ndajmë me ta dhimbjen”, shtoi ai.
Barcelona e fitoi një lojë të cilën dukej e pamundur se mund ta kthente. “Ne u desh të shkonim dhe të luftonim deri në fund, ashtu siç kërkonte ai: të luftojmë deri në fund. Ndeshja shkoi siç ishte jeta e Titos: një luftë deri në fund”, përfundoi Mascherano.