Hazard, lojtari më i mirë i ri i vitit
Eden Hazard është zgjedhur futbollisti më i mirë i ri i vitit në Premierligë. Mesfushori belg, i cili ka realizuar 14 gola këtë sezon, i la prapa Daniel Sturridgen e Liverpoolit dhe Luke Shaw nga Southampton.

Sport
Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard është zgjedhur ‘Futbollisti më i mirë i ri i vitit në Premierligë’.
Përfaqësuesi belg përfundoi përpara sulmuesit të Liverpoolit, Daniel Sturridge, ndërsa mbrojtësi i majtë i Southamptonit, Luke Shaw e zuri pozitën e tretë.
Hazard ishte lojtari më i rëndësishëm i Blues këtë sezon, në luftën për titull të kampionit, duke realizuar 14 gola dhe ka dhënë edhe shtatë asistime në 33 ndeshje të zhvilluara.
23 vjeçari po ashtu ishte emëruar në ekipin e vitit të Premierligës, së bashku me bashkëlojtarët nga Chelsea, Petr Cech e Gary Cahill.
Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, futbollisti i Evertonit, Ross Barkley dhe ai i Liverpoolit, Raheem Sterling, ishin po ashtu në listën fillestare të nominimeve.