KQZ në Maqedoni për vëzhgimin e zgjedhje

KQZ e Kosovës e kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka, është duke qëndruar sot në Maqedoni, për të vëzhguar nga afër zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen nesër.

Lajme

26/04/2014 15:38

Komisioni Qendror i Zgjedhor i Kosovës, është duke qëndruar në Maqedoni për të vëzhguar nga afër zgjedhjet parlamentare të cilat mbahen nesër më (27 prill).

Me ftesë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë, Delegacioni i KQZ  i kryesuar nga kryetarja , Valdete Daka është pritur në takim nga kryetari i KSHZ-së,  Nikolla Rilkoski dhe anëtarë të tjerë.

Rilkoski  informoi  delegacionin kosovar lidhur me përgatitjet që janë bërë për zgjedhjet e së dielës.

Ndërkaq, Kryetarja e KQZ-së, Daka pasi falënderoi për mikpritjen dhe ftesën për të vëzhguar zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë, uroi që dita e zgjedhjeve të shkojë mbarë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga KQZ.

Gjatë këtij takimi u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve edhe në të ardhmen.