Ahmeti kërkon mbledhje të Komitetit të Krizave
Shpend Ahmeti thotë do t’i ndërmarrin të gjitha masat konform ligjit që të ngritin nivelin e gatishmërisë, si pasojë e vërshimeve. Ai ka njoftuar se ka kërkuar që të mbahet një mbledhje e Komitetit të Krizave.
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pas gjendjes së krijuar nga reshjet shiut do të marrin masa konform ligjit që të ngritim nivelin e gatishmërisë së institucioneve përgjegjëse.
Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, Ahmeti ka njoftuar se ka thirrur mbledhjen e Komitetit të Krizave që të mbahet sot në ora 17:00.
“Për shkak të gjendjes së krijuar kemi vendos që konform ligjit te ngrisim Nivelin e Gatishmërisë. Pas shumë intervenimeve në pikat e krizës, sot kam thirr mbledhjen e Komitetit të Krizave në ora 17:00 ku bëjnë pjesë të gjitha institucionet relevante”.
“Aty të gjitha do të raportojnë për situatën prej mbrëmë e deri sot e pastaj do të marrim vendime për hapat e mëtutjeshme”, ka shkrua Ahmeti në rrjetin social Facebook.