967 pacientë trajtohen në Qendrën Emergjente të QKUK-së gjatë fundjavës së fundit
Gati 1 mijë shërbime emergjente janë realizuar gjatë vikendit të fundit në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Sipas të dhënave të QKUK-së, gjithsej janë trajtuar 967 pacientë. Prej tyre, 291 në Reanimim, 224 në Emergjencën Internistike, 179 në Emergjencën Kirurgjike dhe 208 në Emergjencën Ortopedike. Ndërkohë, 62 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku…
Lajme
Gati 1 mijë shërbime emergjente janë realizuar gjatë vikendit të fundit në Qendrën Emergjente të QKUK-së.
Sipas të dhënave të QKUK-së, gjithsej janë trajtuar 967 pacientë.
Prej tyre, 291 në Reanimim, 224 në Emergjencën Internistike, 179 në Emergjencën Kirurgjike dhe 208 në Emergjencën Ortopedike.
Ndërkohë, 62 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje dhe trajtime të plagëve.
Sa i përket natyrës së lëndimeve, janë regjistruar një rast i lëndimit nga arma e zjarrit, tre nga armët e ftohta, pesë raste të intoksikimit dhe 10 persona të përfshirë në përleshje fizike.
Gjithashtu, 72 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të pësuara në aksidente trafiku.
“Po ashtu, në fundjavën e fundit janë realizuar 86 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes (exitus)”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.