93 aksidente, 24 të arrestuar e mbi 2 mijë gjoba në Kosovë brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit, ku rezulton se janë shqiptuar gjithsej 1,756 gjoba për kundërvajtje në komunikacion. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 93 aksidente trafiku, prej të cilave 65 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, ndërsa 28 të tjera me persona të lënduar, raporton lajmi.net Po ashtu, policia…

Lajme

05/08/2025 09:18

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit, ku rezulton se janë shqiptuar gjithsej 1,756 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 93 aksidente trafiku, prej të cilave 65 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, ndërsa 28 të tjera me persona të lënduar, raporton lajmi.net

Po ashtu, policia ka arrestuar 24 persona për vepra të ndryshme penale. Nga ta, 18 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 të tjerë kanë nisur vuajtjen e dënimit me burg./Lajmi.net/