92 copë produkte kozmetike i gjenden një personi në bagazh në aeroportin “Adem Jashari”
Dogana e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se në aeroportin “Adem Jashari” janë gjetur 92 produkte kozmetike të padeklaruara. Mallrat janë ndaluar përkohësisht, kurse personi përgjegjës është duke ndjekur procedurat ligjore, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: Ndalohet mall i padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës Prishtinë, 23 shtator 2025 – Në…

Lajme
Dogana e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se në aeroportin “Adem Jashari” janë gjetur 92 produkte kozmetike të padeklaruara.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht, kurse personi përgjegjës është duke ndjekur procedurat ligjore, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Ndalohet mall i padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës
Prishtinë, 23 shtator 2025 – Në Pikën e Kalimit Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në zonën e arritjes, njësitë doganore kanë ndaluar një udhëtar për kontroll rutinë dhe gjatë procesit të skanimit të bagazhit, është identifikuar sasi e konsiderueshme mallrash.
Pas kontrollit fizik, ne bagazh janë gjetur gjithsej 92 copë produkte kozmetike te padeklaruara, në kundërshtim me dispozitat ligjore që rregullojnë deklarimin e mallrave që udhëtarët i bartin me vete. Kjo sasi tejkalon kufirin e lejuar për përdorim personal dhe për këtë arsye kërkon deklarim të detyrueshëm doganor dhe pagesë të detyrimeve përkatëse.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit përgjegjës janë duke u ndjekur procedurat ligjore.
Dogana u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të respektojnë detyrimet ligjore lidhur me deklarimin e mallrave, për të shmangur ndalime, konfiskime apo ndëshkime të mëtejshme, si dhe për të kontribuar në mbrojtjen e tregut të brendshëm./lajmi.net/