900 euro për një biletë të El Clasicos

El Clasico i të dielës mund të përcaktojë ligën. Real Madrid-Barcelona ndeshen në Santiago Bernabeu në një ballafaqim që mund të kujtohet me gjenerata. Dhe, duke pasur parasysh rëndësinë e veqantë të duelit, të interesuarit për të shikuar ndeshjen nga vendi i ngjarjes kanë reaguar shpejtë duke blerë të gjitha biletat në dispozicion, ka njoftuar…

Sport

20/03/2014 11:02

El Clasico i të dielës mund të përcaktojë ligën. Real Madrid-Barcelona ndeshen në Santiago Bernabeu në një ballafaqim që mund të kujtohet me gjenerata.

Dhe, duke pasur parasysh rëndësinë e veqantë të duelit, të interesuarit për të shikuar ndeshjen nga vendi i ngjarjes kanë reaguar shpejtë duke blerë të gjitha biletat në dispozicion, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle AS.

Çmimi i biletave ishte mes 70 deri në 340 euro, varësisht nga lokacioni në stadium. Mirëpo, në treg ka mbetur edhe një numër i vogël i biletave, që nëpërmjet kanaleve të tjera të shitjes e kapin çmimin prej 300 deri në 900 euro.

Për ata që së paku kërkojnë bileta nëpërmjet lidhjeve zyrtare ekziston edhe një fije shprese.

Në ditën e ndeshjes, nga ora 10 e mëngjesit, Real Madrid do t’i shesë biletat e atyre që mbajnë bileta sezonale por nuk do të përdoren për duelin në fjalë, që pritet të jenë një numër shumë i vogël duke pasur parasysh se pak kush mund të mos jetë i interesuar të ndjek një El Clasico.

Bernabeu ka 83 mijë ulëse, me 65 mijë mbajtës të biletave sezonale.