9 premierat e filmave më spektakolar të vitit 2020 që bota po flet për ta

Shumë filma të ri na presin këtë vit.

ShowBiz

08/02/2020 13:04

Viti 2020 është i stërmbushur me premiera, me shumë filma nostalgjik, social dhe drama. Duket sa gjatë këtij viti do të shikoni më shumë filma, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Filmi “Mulan”, është një nga filmat vizatimorë që kemi shikuar dy vite më parë. Filmi ka të bëjë me një vajzë që i bashkohet ushtrisë në vend të babait të saj që ushte i sëmurë. Më pas, gjatë luftës ajo u bë njëra ndër luftëtaret më të dalluara në Kinë.

“The Eternals” , pas përfundimit të “The Avengers” në vitin 2019, Marvel po fillon vitin me një film të suksesshëm.

“Black Widow” , Scarlett Johansson do të kthehet në rolin e agjentes Natasha Romanoff duke u kthyer në vendin e saj ajo shikon fantazmat e të kaluarës.

“Bill & Ted Face the Music”, ngjarja fillon me dy djem që ëndërrojnë të bëhen yje të rrokut. Gjithçka ndryshon kur ata takojnë një djalë nga e ardhmja.

“Free Guy”, Ryan Reynolds është një punëtorë në një bankë dhe ai papritur kupton që po jeton jetën në video lojëra.

“Top Gun: Maverick”, Tom Cruise rikthehet tek roli që e bëri atë një yll, në këtë film ai do të ketë rolin e një piloti të ri.

“Scarface”, Tom Hardy do të luaj rolin e një legjende që po jeton momentet e fundi të jetës.

“Ghostbusters: Afterlife”, filmi ka të bëjë me një nënë e cila jeton e vetme në fermën e babit të saj. Fëmijët e saj hulumtojnë rreth fermës dhe gjejnë një nga veturat e gjyshit të tyre që i përkiste Ghostbusters.

“Sonic: the Hedgehog”, Sonic dhe shoku i tij Tom do të luftojnë kundër doktorit të keq Robotnik.

“Bonus: Harry Potter and the Cursed Child”, ai është rikthyer por pasi që të ketë përfunduar seria Fantastic Beasts. /Lajmi.net/