9 fotografitë më prekëse që kanë mbetur në histori (FOTO)

Fotoja e një vajze të vogël e cila është duke vrapuar nga fshati i saj i cili është duke u djegur në Vietnam, është një ndër fotografitë më të përhapura dhe më të njohura në botë.

Lajme

28/10/2015 10:58

Kim Phuc është vajza e cila gjendet në fotografi dhe tani është duke kryer operime falas me laser për të mbuluar shenjat e saj, 40 vite pas asaj dite të tmerrshme.

Sidoqoftë, kjo fotografi e famshme shfaq shumë më shumë sesa një vajzë të vogël duke vuajtur, dhe që prej atëherë është bërë një simbol i luftës dhe i brutalitetit njerëzor.

Më poshtë, në listën të cilën lajmi.net e sjell për ju, i keni 9 fotografitë më ikonike të të gjitha kohërave.

Kjo është lista:

1) Jessie Owens duke e sfiduar Hitlerin

GettyImages-78961575

Atleti me ngjyrë nga SHBA-ja, Jesse Owens, ishte kredituar si njeriu i cili e kishte ‘shkatërruar’ mitin e Hitlerit për ngritjen e dorës, pasi që kishte fituar disa medalje të arit në Olimpiadën e Berlinit të vitit 1936.

2) ‘Njeriu i tankës’

In this June 5, 1989 file photo, a Chinese man stands alone to block a line of tanks heading east on Beijing's Cangan Blvd. in Tiananmen Square. The man, calling for an end to the recent violence and bloodshed against pro-democracy demonstrators, was pulled away by bystanders, and the tanks continued on their way. (AP Photo/Jeff Widener, File)

Përderisa tanket po lëviznin drejt Sheshit Tiananmen në Beijing për ti ndalur protestat, një njeri i guximshëm kishte qëndruar para kolonës së tankeve duke e ndalë të gjithë ushtrinë Kineze.

Kjo foto është bërë me 5 qershor të vitit 1989 dhe menjëherë është bërë ndër fotot më të famshme në botë.

Identiteti i protestuesit nuk është konfirmuar kurrë.

3) Torturat në Abu Ghraid

21 of the most iconic photos ever taken

Kjo është një ndër fotot e lansuara e cila tregon ushtrinë Amerikane duke i torturuar dhe abuzuar të burgosurit Irakian në burgun Abu Ghraid.

Dy ushtarë, Specialistët Charles Granner dhe Lynndie England, ishin burgosur për krimet e tyre ndaj të burgosurve përderisa edhe shumë të tjerë ishin pushuar pandershmërisht.

4) Ajshntajni i hareshëm

(GERMANY OUT) Portrait of physicist Albert Einstein sticking his tongue out - 1951 (Photo by ullstein bild/ullstein bild via Getty Images)

Albert Einstein- njeriu i cili e kishte zhvilluar teorinë e relativitetit dhe ishte njohur aq shumë për të, ai edhe ishte bërë sinonimi i inteligjencës.

Në këtë foto komike ai e shfaq faktin se edhe personat më të mençur mes neve e kanë anën e tyre të çmendur.

Ai e ka firmosur një nga fotot origjinale të printuara për fotografin dhe në vitin 2009 ajo fotografi është shitur për $74,324.

5) Ekzekutimi në Vietnam

Saigon execution

Kjo foto shokuese e shfaq policin Vietnamez Nguyen Ngoc Loan duke e ekzekutuar një anëtar të Vietcong në rrugë.

Edhe pse kjo foto është bërë sinonim i ngjarjeve të tmerrshme dhe të luftës, fotografi Eddie Adams, kishte thënë se ai ndihet keq për Nguyen Ngoc Loan pasi që ishte ndjerë sikurse fotografia ia kishte shkatërruar jetën atij dhe familjes së tij.

6) ‘Pritëm mua babi’

British_Columbia_Regiment_1940

‘Pritëm mua babi’, është një ndër fotot më prekëse të kanadezit Warren Bernard i cili kishte vrapuar pas të atit të tij që sapo ishte caktuar të shkonte në luftë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

7) Ngritja e flamurit në Iwo Jima

Flag raising on Iwo Jima. Left to right: Pvt 1st class Ira H. Hayes, Pvt 1st class Franklin Sousley, (KIA), Sergeant Michael Stank, (KIA), Pharmacist Mate 2/c John H Bradley, Pvt 1st class Rene A. Gagnon and Corporal Harlon H Block, (KIA). (Photo by: Universal History Archive/UIG via Getty Images)

Kjo ndoshta është fotoja më e famshme në historinë e ushtrisë Amerikane, ku shihen ushtarët duke e ngritur flamurin në Iwo Jima pas një beteje shumë të dhunshme me Japonezët.

Komandantët e kishin parë menjëherë fuqinë që e kishte kjo foto dhe kishin filluar ta shfrytëzonin atë që të mblidhnin para në emër të luftës.

Disa nga njerëzit të cilët e kishin ngritur flamurin ishin vrarë menjëherë pasi që ishte bërë fotoja, duke na lënë konfuz se kush në të vërtetë ishte në foto.

8) Ati Luis Manuel Padilla

Father Luis Manuel Padilla holds a wounded government rifleman shot down in the streets of Puerto Cabello, Venezuela, during a bloody revolt against President Betancourt in June 1962. More than 200 were killed before rebels were beaten. This photo won the Pulitzer Prize for Hector Rondon. (AP Photo/Hector Rondon)

Në foto shihet ai duke e mbajtur një ushtar të plagosur i cili ishte sulmuar në rrugët e Puerto Cabellos, Venezuelë, gjatë një revolte të përgjakshme kundër Presidentit Betancourt në Qershor të vitit 1962.

Më shumë se 200 ushtarë tjerë ishin vrarë para se rebelët të mposhteshin.

Kjo foto kishte bërë që fotografi Hector Rondon ta fitonte çmimin Pulitzer.

9) Uria në Sudan

(Picture: Kevin Carter)

Me siguri kjo është ndër fotot më zemër thyese që janë bër ndonjëherë.

Fotoja e Kevin Cater ku shihet një vajzë duke vdekur urie në Sudan, në vitin 1993, kishte ngjallur shumë reagime.

Carter vetëm një vit pasi që e kishte bërë këtë foto kishte bërë vetëvrasje, në moshën 33 vjeçare.

Ende nuk dihet nëse kjo vajzë kishte mbijetuar apo jo. /Lajmi.net