Erdogan i drejtohet Osmanit: Turqishten, herë po e mëson, herë po e harron
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë miqësore me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë Forumit të 4-të të Diplomacisë në Antalya. Gjatë takimit, Erdogan e përshëndeti Osmanin në gjuhën turke dhe me humor i tha: “Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni.” Presidentja Osmani reagoi menjëherë me buzëqeshje, duke iu përgjigjur në turqisht:…

Lajme
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë miqësore me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë Forumit të 4-të të Diplomacisë në Antalya.
Gjatë takimit, Erdogan e përshëndeti Osmanin në gjuhën turke dhe me humor i tha: “Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni.”
Presidentja Osmani reagoi menjëherë me buzëqeshje, duke iu përgjigjur në turqisht: “Po mësoj, por duhet ta praktikoj me ju.”
Forumi, i cili ka nisur dje në Antalya, do të zgjasë deri të dielën dhe po mbledh liderë botërorë, diplomatë e ekspertë për të diskutuar çështje kyçe ndërkombëtare dhe sfidat globale.