U lëndua në vendin e punës, vdes një 22-vjeçar nga Malisheva
Një 22 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ishte lënduar rëndë para pesë ditësh në vendin e tij të punës në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net Sheremet Elezaj, zëdhënës për Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë. Ai tha se më 7 prill i njëjti ishte lënduar në vendin e punës, dhe për…

Lajme
Një 22 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ishte lënduar rëndë para pesë ditësh në vendin e tij të punës në Malishevë.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net Sheremet Elezaj, zëdhënës për Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë.
Ai tha se më 7 prill i njëjti ishte lënduar në vendin e punës, dhe për këtë rast është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
“Më datë 07.04.2025, në Stacionin Policor në Malishevë është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, pasi që rreth orës 16:40 viktima, mashkull i moshës madhore, ishte dërguar në QKMF në Malishevë me lëndime të rënda trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar në vendin e tij të punës, në fshatin Dragobil. I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”./Lajmi.net/