​85-vjeçarja vdes nga zjarri në Hoçë të Madhe

Sot rreth orës 14:55 në Hoçë e Madhe të Rahovecit, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit dhe emergjenca, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85-vjeç, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb. Ekipi…

Lajme

29/03/2025 17:16

Sot rreth orës 14:55 në Hoçë e Madhe të Rahovecit, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri.

Njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit dhe emergjenca, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85-vjeç, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb. Ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj.

Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri te vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej.

Shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko-ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti “incident zjarri” dhe “hetim i vdekjes”