81 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë shënuar 81 raste të reja me COVID-19.

Lajme

31/07/2021 18:34

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, rastet e reja janë pacientë të cilët nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit informohet për 81 raste të reja nga gjithsej 5315 testime. Shkupi dhe Tetova tashmë disa ditë kryesojnë listën si qytetet me më shumë të infektuar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot nga Gjevgjelia tha se pacientët e infektuar janë persona të pavaksinuar.