“80 vota s’i kanë asnjëra palë, as VV me minoritetet”, Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka përmendur sonte se zgjedhjet lokale mund të kenë një ndikim në çështjen e presidentit. Megjithatë ai refuzoi të komentonte më gjatë meqë u shpreh se nuk është e shëndetshme për shtetin, të parashikohen proceset e mëvonshme, pasi theksoi se presidenti, është proces i ndarë. ”Çështja…

Lajme

10/03/2025 23:32

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka përmendur sonte se zgjedhjet lokale mund të kenë një ndikim në çështjen e presidentit.

Megjithatë ai refuzoi të komentonte më gjatë meqë u shpreh se nuk është e shëndetshme për shtetin, të parashikohen proceset e mëvonshme, pasi theksoi se presidenti, është proces i ndarë.

”Çështja e presidentit vjen në prill të vitit të ardhshëm, dhe është proces i ndarë. Për më u zgjedh presidenti nevojiten të paktën 80 vota”.

”Dhe 80 vota në këtë format, nuk i kanë asnjëra palë. As opozita por, as Lëvizja Vetëvendosje me minoritetet kado që pozicionohen minoritetet”.

”Po, nuk besoj që është e shëndetshme për interesin e vendit me parashiku për proceset e zhvillimeve shtetërore më vonë”.

”Po e lexoj, që ka hapësirë që ka hapësirë me u ulë në tavolinë e me bisedu”, tha Hamza në Klankosova.