8 shenjat që tregojnë se partneri nuk ju dashuron por do vetëm t’ju përdorë

Nëqoftëse jeni duke pyetur veten “A më do ai?” pasi e ndjeni veten të përdorur, hidhni një sy këtyre shenjave. Nëqoftëse e gjeni veten në to më shumë siguri ai është duke ju përdorur dhe nuk ndjen dashuri për ju.

Lifestyle

29/03/2017 11:13

  1. Në fillim ai ka qenë shumë bujar ndërsa tani jeni ju ajo që fusni dorën në xhep  për gjithçka.

Nëqoftëse ai në fillim të marrëdhënies ka qenë shumë bujar duke thënë ” Do paguaj unë radhës tjetër” e më pas kjo shprehje kthehet në ” Shumë dorështrënguar je ” me shumë siguri ai ju përdor. Ai e bën këtë për të fituar besimin tuaj dhe për të përfituar duke ju vënë në pozitë.

  1. Ju e ndihmoni atë gjithmonë e kur i kërkoni dhe gjënë me të vogël ai e bën të duket si e paarsyeshme.

Kjo është një dinamike e keqe në çdo marrëdhënie. Kjo pasi ju thjesht jetoni me idenë e të pasurit një mashkull në krah i cili në fund të fundit nuk bën asgjë për t’ju ndihmuar. Ju duhet thjesht ta hiqni nga jeta juaj dhe të ndaheni.

  1. Ai arrin në një pikë që ju po luftoni për të patur vëmendjen e tij.

Shumica e djemve që përdorin vajzat sëmuren nga kënaqësia e të parit të tyre që ju vijnë nga pas. Kjo është abuzive.

  1. Nëqoftëse ju keni disa kufij , ai mundohet të nxitohet e ju kërkon të bëni përjashtime për te.

Një marrëdhënie e shëndetshme bazohet në respektimin e kufijve. Në momentin që ai mundohet t’i kalojë kufijtë është më e mira të ndaheni. Pasi ai po e bën këtë për të plotësuar nevojat e tij.

  1. Ai merr gjërat e tua pa pyetur sepse “nuk mendoi se të duheshin ” .

Në fakt ai e di por thjesht nuk i intereson. E vetmja gjë që i intereson është të mbarojë punë me gjërat e tua e të jetë mirë vetë.

  1. Njerëzit të kanë thënë që janë të shqetësuar ngaqë ai është duke të përdorur.

Zakonisht prindërit, miqtë e të afërmit të thonë që të heqësh dorë nga dikush pasi ata me vërtetë dinë diçka që ti nuk e di. Dëgjojini, atje ku del zë nuk është pa gjë .

  1. Ja u bën të qartë që nëqoftëse nuk i jepni çfarë ai do, dikush tjetër do ta bëjë këtë.

Ta dëgjosh këtë nga i dashuri jote me shumë siguri që do të thyhet zemra. Ju jeni thjesht duke harxhuar kohë pasi ai nuk ju vlerëson në këtë mënyrë.

  1. Thellë brenda vetes ti e di që ai të përdor.

Pasi koha kalon ju nuk mund ta gënjeni më veten që ai nuk po ju përdor. Ai po ju përdor, thjesht duhet ta lësh me kaq e mos vazhdosh.