8 persona mbetën të lënduar rëndë në aksidentin në Zabel të Ulët, ​policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth aksidentit që ka ndodhur në rrugën Drenas-Komoran, përkatësisht në Zabel të Ulët.

Lajme

07/06/2020 18:22

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë sot në Zabel të Ultë të Komunës së Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, sipas të cilit në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 14:45 në rrugën Drenas-Komoran, kanë qenë të përfshirë një furgon me udhëtarë dhe një veturë.

“Personat e lënduar janë transportuar për në Emergjencë në Prishtinë. Njësitet relevante policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme lidhur me hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Hoxha.

Aksi rrugor Drenas-Komoran, i cili ishte mbyllur pas rastit të aksidentit, është rihapur për qarkullim rreth orës 17:00. /Lajmi.net/