8 marsi, në Prishtinë do të marshohet për të drejtat e grave

‘MARShojmë S’festojmë’ sot do të mbajë marshin tradicional më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Marshi do të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. “8 marsi po afron e ne rikujtohemi se lufta kundër dhunës strukturore e të përditshme vazhdon. Rikujtohemi se dhuna ushtrohet njëkohësisht nga hetero-patriarkati, kapitalizmi racist, pabarazitë…

Lajme

08/03/2025 08:02

‘MARShojmë S’festojmë’ sot do të mbajë marshin tradicional më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Marshi do të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“8 marsi po afron e ne rikujtohemi se lufta kundër dhunës strukturore e të përditshme vazhdon. Rikujtohemi se dhuna ushtrohet njëkohësisht nga hetero-patriarkati, kapitalizmi racist, pabarazitë globale, dhe ideologjitë që cilësojnë disa trup-mendje si “të sëmura/paafta””, thuhet në thirrjen e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist që organizon marshin.

“Ky marsh, le të jetë për solidaritetin, jetën, përkujdesjen, e revoltën për njana-tjetrën. Një çarje feministe kundër patriarkatit, kapitalizmit, e fashizmit!”.

Dita Ndërkombëtare e Gruas i kushton fokus çështjeve të tilla si barazia gjinore, të drejtat riprodhuese, dhunës dhe abuzimit ndaj grave.