8 Marsi mbledh në Prishtinë deputetet e politikanet shqiptare të rajonit

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahet një seancë e përbashkët e deputeteve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, si dhe politikaneve shqiptare nga Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Lajme

08/03/2015 09:16

Kuvendi i Kosovës bëri të ditur se në shenjë të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, do të mbahet një seancë e përbashkët e deputeteve të Kuvendit të Kosovës me deputetet nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe me gratë politikane nga Mali i Zi dhe Presheva.

Sipas njoftimit, kjo seancë do të mbahet në sallën e Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 11 e 30 minuta.

Para fillimit të kësaj seance të përbashkët, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Grupi i Grave Deputete do të presin mysafiret e kësaj seance në hollin e Kuvendit.