Shtatzëna italiane goditet shtatë herë me thikë dhe vdes, i dyshuari kosovar
Një grua 40-vjeçare shtatzënë, ka vdekur në shtëpinë e saj në Spineda di Riese Pio, afër Torinos në Itali, pasi mori të paktën shtatë goditje me thikë. I dyshuari për këtë rast sipas mediave italiane është shtetasi kosovar, Bujar Fandaj. “Bujar Fandaj, shtetas kosovar, u hodh mbi gruan dhe fillimisht e goditi me grushte në…
Bota
Një grua 40-vjeçare shtatzënë, ka vdekur në shtëpinë e saj në Spineda di Riese Pio, afër Torinos në Itali, pasi mori të paktën shtatë goditje me thikë.
I dyshuari për këtë rast sipas mediave italiane është shtetasi kosovar, Bujar Fandaj.
“Bujar Fandaj, shtetas kosovar, u hodh mbi gruan dhe fillimisht e goditi me grushte në fytyrë dhe më pas e goditi të paktën shtatë herë me thikë. Sulmi ka qenë i shpejtë rrufe dhe goditjet me thikë ishin të drejtuara në gjoks. Më pas sulmuesi e la atë në një pellg gjaku në hyrje dhe iku”, shkruan portali Treviso Today, transmeton lajmi.net.
Viktima kishte qenë e martuar dhe jetonte prej katër vitesh në shtëpinë ku ndodhi masakra së bashku me partnerin e saj, 28-vjeçarin Nicola Scapinello. Ajo ishte punëtore në një supermarket në rrethinë.
Fandaj është ende në arrati.Pas vrasjes, burri dyshohet se ka ikur me një furgon në pronësi të biznesit të familjes Scapinello. Zëvendësprokurori Michele Permunian mund ta akuzojë atë për vrasje me dashje, me rrethanë rënduese se i ka marrë jetën një gruaje shtatzënë.
Kryetari i bashkisë së Riese Pio X Matteo Guidolin ishte gjithashtu në vendngjarje pasdite.
“Ne të gjithë jemi në shok dhe personalisht jam i shokuar. Ajo që duhet të jetë periudha më e bukur e vitit është kthyer në një makth për komunitetin por mbi të gjitha për dy familjet. Në këtë moment shpreh afërsinë time dhe të gjithë vendit me familjen e viktimës. Dhe një mendim i veçantë shkon për djalin e vogël që humbi nënën e tij në rrethana kaq tragjike”.