Arrestohet 29-vjeçari nga Kosova në Tirolin Jugor, ushtronte dhunë vazhdimisht ndaj partneres së tij
Autoritetet në Tirolin Jugor, rajon autonom në verilindje të Italisë, kanë arrestuar një 29-vjeçar nga Kosova. I njëjti dyshohet se është treguar agresiv ndaj partneres së tij për vite të tëra duke e kërcënuar, ofenduar, goditur dhe poshtëruar vazhdimisht. Krejt kjo bëri që viktima t’i lajmëronte autoritetet, shkruan unsertirol24.com, transmeton lajmi.net. Më pas, gjykata e…
Bota
Autoritetet në Tirolin Jugor, rajon autonom në verilindje të Italisë, kanë arrestuar një 29-vjeçar nga Kosova.
I njëjti dyshohet se është treguar agresiv ndaj partneres së tij për vite të tëra duke e kërcënuar, ofenduar, goditur dhe poshtëruar vazhdimisht.
Krejt kjo bëri që viktima t’i lajmëronte autoritetet, shkruan unsertirol24.com, transmeton lajmi.net.
Më pas, gjykata e Bolzanos, bazuar në hetimet, lëshoi një ndalim për t’iu afruar gruas dhe shtëpisë së saj. Megjithatë, gjatë muajve të fundit, 29-vjeçari ishte përpjekur vazhdimisht të afrohej me gruan duke u përpjekur të futej në banesën e saj.
Më 10 dhjetor, policia e kapi 29-vjeçarin pranë shtëpisë së ish-partneres së tij. Ai u arrestua menjëherë për shkelje të ndalesave. Burri më pas u burgos në burgun e Bolzanos me urdhër të zyrës së prokurorit publik të Bolzanos.