77 vjeçari vdiq dje në Fushë-Kosovë, policia jep detaje: Ra në hapësirën e liftit nga një lartësi 3 metrash
Një 77 vjeçar humbi jetën dje në Fushë-Kosovë. Vdekja e tij raportohet të ketë ndodhur pasi që i njëjti ra në hapësirën e liftit nga një lartësi prej 3 metrash. Policia njoftoi se ai ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit. Në vendin…

Lajme
Një 77 vjeçar humbi jetën dje në Fushë-Kosovë.
Vdekja e tij raportohet të ketë ndodhur pasi që i njëjti ra në hapësirën e liftit nga një lartësi prej 3 metrash.
Policia njoftoi se ai ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
“Rr. Agron Rrahmani, Fushë Kosovë 22.10.2025 – NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”./Lajmi.net/