76 vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë, përkrah SHBA-së dhe aleatëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s në çlirim dhe paqe. “NATO, aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, sot shënon 76 vjetorin. Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohëse për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe. Me ushtrinë më të re…

Lajme

04/04/2025 10:15

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s në çlirim dhe paqe.

“NATO, aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, sot shënon 76 vjetorin. Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohëse për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe. Me ushtrinë më të re sipas standardeve të NATO-s, Kosova është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO është domosdoshmëri.

“Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për paqe e siguri në vend dhe rajon. Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë”, është shprehur Haradinaj.