75 qirinj të ndezur në Përkujtimin e Holokaustit

Sonte në Memorialin e Holokaustit në Berlin janë ndezur 75 qirinj me rastin e shënimit të Ditës së nesërme të Kujtimit të Holokaustit dhe 75-vjetorit të çlirimit nga kampi përqendrimi nazist Aushvic-Birkenau.

Bota

26/01/2020 22:45

Ceremonia e qirinjve u organizua nga Shoqata Evropiane e Hebrenjve të vrarë dhe Memoriali i Holokaustit.

“Në çdo ditë të caktuar, por para së gjithash në Ditën e Kujtimit të Holokaustit, ne duhet të tregojmë fytyrën tonë, ne duhet të ngrihemi së bashku në mënyrë që fjalët e përsëritura kurrë të mos jenë më boshe”, tha Lea Rosh, kreu i shoqatës.

Me këtë raste është mbajtur edhe një meshë në Katedralen e Berlinit, dhe një seri ceremonish përkujtimore do të mbahen nesër në kryeqytetin gjerman.

Një koncert përkujtimor do të zhvillohet në Operën e Berlinit dhe në këtë aktivitet do të marrin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri polak Mateusz Moraviewski, transmeton KosovaPress.

Bundestagu gjerman do të mbajë një ceremoni përvjetori të mërkurën.