73 fëmijë të prekur me COVID-19 janë trajtuar në Pediatri që nga korriku

Që nga muaji korrik e deri më sot, në Klinikën e Pediatrisë në QKUK janë trajtuar 73 fëmijë me COVID-19.

Lajme

28/12/2020 21:36

73 fëmijë të infektuar me koronavirus kanë marrë trajtim në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se bëhet fjalë për periudhën nga korriku deri më tani.

Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi pas vizitës sot që kishte në Klinikën e Pediatrisë, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Fëmijët dhe COVID-19

Të nderuar prindër,

Pandemia COVID-19, nuk kurseu as fëmijët  tanë. Si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë një numer i fëmijëve u prek nga virusi SARS-COV2. Fatmirësisht, ky infeksion te fëmijët, me perjashtime të rralla, nuk paraqitet në forma të rënda.

Në repartin COVID të Klinikes Pediatrike të QKUK gjithsejt 73 fëmijë u trajtuan që nga muaji Korrik kur u hap ky repart

Sot, vizitova  3 fëmijët  që aktualisht po trajtohen ne këtë repart. Edhe pse kishin vendosur maskat, buzëqeshja fare lehtë  vërehej në fytyrat e tyre.

Vendosja e maskave nga fëmijët le të shërbejë si mesazh për të gjithë ne që edhe gjatë festave të fundvititit të respektojmë masat anti-COVID.

T’ua ruajmë buzëqeshjen fëmijëve tanë. Të ruajmë  shëndetin e tyre dhe familjarëve e më të dashurve tanë. /Lajmi.net/

Fëmijët dhe COVID-19

Të nderuar prindër,

Pandemia COVID-19, nuk kurseu as fëmijët tanë. Si në mbarë botën ashtu edhe…

Posted by Valbon Krasniqi on E hënë, 28 Dhjetor 2020